E rëndë/ Reperi i njohur dhunon fizikisht ish-partneren e tij

schedule08:57 - 18 Maj, 2024

schedule 08:57 - 18 Maj, 2024

CNN ka publikuar pamjet ku shihet momenti kur reperi Didyy dhunon ish-partneren e tij, Cassie Ventura.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë në vitin 2016. Në video tregohet momenti kur Sean “Diddy” Combs pasi e godet me grushte e shqelma në tokë e merr me forcë ish-partneren, duke e tërhequr zvarrë.

Videoja e publikuar nga CNN përputhet me pretendimet në padinë e ngritur nga Ventura në nëntor.

Sipas CNN, pamjet janë të datës 5 mars 2016, ndërsa sipas padisë së Cassie Ventura ngjarja ka ndodhur në hotelin InterContinental në Los Angeles.

/abcnews.al/