Një ushtar palestinez është vrarë dhe tetë të tjerë u plagosën pas një sulmi ajror nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Autoritetit Palestinez, tetë të plagosurit janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ushtria izraelite tha se bastisja u krye nga një avion luftarak dhe një helikopter.
Gjithashtu Ushtria izraelite tha se objektivi i bastisjes ishte një ndërtesë për të cilën sipas saj përdorej si qendër komandimi operacionesh, ndërsa konfirmoi vdekjen e Islam Hamasit, të cilin e fajësoi për një seri sulmesh kundër izraelitëve.
/abcnews.al/