Kryeministri sllovak Robert Fico iu nënshtrua një tjetër operacioni tjetër, ndërkohë që gjendja e tij është ende kritike, tha sot në një konferencë për shtyp ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinjak.
“Fico është operuar sërish sot. Gjendja e tij është ende e rëndë, por kryeministri është i ndërgjegjshëm.
Qeveria sllovake po funksionon normalisht”, tha Kalinjak.
Drejtoresha e Spitalit Universitar Roosevelt në Banska Bistrica, Miriam Lapunikova, tha se Fico është ende në repartin e kujdesit intensive.
Presidenti i sapozgjedhur sllovak, Peter Pellegrini, tha stafi i spitalit Roosevelt ka shumë të ngjarë të mblidhet të hënën, kur duhet të vendosë për trajtimin e mëtejshëm të kryeministrit.
Fico mbeti i plagosur rëndë pas një atentati pas seancës së qeverisë në qytetin Handlova. Autori është shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula, i cili qëlloi disa herë në drejtim të tij.
/abcnews.al