Van Persie hedh hapin e madh në karrierë, legjenda e futbollit zyrtarizohet si trajner i klubit të njohur holandez

schedule14:19 - 17 Maj, 2024

schedule 14:19 - 17 Maj, 2024

Ish-lojtari i Manchester United, Arsenalit dhe Fenerbahces, Robin Van Persie, ka siguruar detyrën si trajner i ekipit të parë për herë të parë në karrierën e tij menaxheriale.

40-vjeçari i cili kishte vendosur që të ‘varë këpucët në gozhdë’ në fund të sezonit 2019/2020 pas një karriere fantastike, kishte punuar nën urdhrat e Arne Slot si trajner i sulmuesve tek Feyenoordi.

Ai i ka befasuar të gjithë me metodat e tij të punës, madje ishte ftuar nga Erik ten Hag për të punuar së bashku me të tek Manchester United.

Por tani, pasi i mori hapat e duhur dhe ushtroi kurset e nevojshme për të marrë licencën e trajnerit, Van Persie ka marrë hapat e tij të parë në karrierën e tij menaxheriale, duke u emëruar si trajner i Heerenveenit.

Van Persie ka thënë se po e pret me entuziazëm sfidën e re tek ekipi holandez i cili momentalisht gjendet në vendin e dhjetë në Eredivisie me 10 fitore pas 33 ndeshjeve të zhvilluara.

Ish-legjenda holandeze kishte qenë trajner i grupmoshave U18 dhe U19 të Feyenoordit këtë sezon, por që kishte refuzuar që të merrte drejtimin e U21 pasi kishte shprehur dëshirën të bënte hapin e madh në karrierë./ h.ll/abcnews.al