Projekti pilot i pagesave të shpejta, Balluku: Duhet të testojmë njësitë, bashkëpunimi i rëndësishëm

schedule13:29 - 17 Maj, 2024

schedule 13:29 - 17 Maj, 2024

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj prezantuan në Dibër projektin pilot të pagesave të shpejta.

Balluku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve, ndërsa u shpreh se projekti synon modernizimin dhe efikasitetin e sistemeve të pagesave për konsumatorët dhe bizneset shqiptare.

Përmes kësaj inciative, qeveria shqiptare dhe institucionet financiare synojnë të ulin përdorimin e pagesave me para fizike, si dhe të rrisin përdorimin e teknologjive dixhitale.

“I gjithë grupi që është përzgjedhur ka një diversitet dhe sidomos gratë kryefamiljare kanë qenë traget i këtij projekti. Suksesi i projektit që po prezantohet do të na japë mundësinë që të kemi projekte të tjera dhe përse të mos pilotohen në Dibër. Unë do të kërkoja bashkëpunimin tuaj. Këtu po përgatitet të vijë një pjesë fondeve për të mbështetur projekte dhe do të ulemi të diskutojmë bashkë se cilat projekte do të ulemi të aplikojmë. Na duhet angazhim dhe këto tre muaj do të jenë një test si për produktin e ri, por edhe për qytetarët e Peshkopisë”, tha më tej Balluku.

Projekti do të zbatohet për periudhën kohore, maj-gusht 2024, në Tiranë, Dibër dhe Përmet ku janë përzgjedhur 300 persona. Gjithashtu, subjektet tregtare të përzgjedhura janë të regjistruara dhe lëshojnë faturë tatimore në përputhje me legjislacionin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!