Nëntori është muaji që në rang botëror i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit ndaj sëmundjeve që prekin meshkujt siç janë sëmundjet e prostatës, kanceri i prostatës, kanceri i testikujve, kanceri i vezikës urinare etj.
Edhe Spitali Hygeia nëpërmjet Drejtorit të departamentit të Urologjisë të këtij spitali, Prof. Dr. Spyridon Gouvalis, bëjnë thirrje për të kryer kontrolle mjekësore periodike si mënyra e vetme dhe më e mirë për të parandaluar në kohë të tilla sëmundje sidomos ato me natyrë malinje.
Kanceri i Prostatës është sëmundja malinje më e shpeshtë te meshkujt dhe konsiderohet si shkaktari i dytë i vdekshmërisë te meshkujt pas kancerit të mushkërisë. Çdo vit, 417,000 meshkuj diagnostikohen me kancer të prostatës dhe 92,200 prej tyre vdesin nga kjo sëmundje.
1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i prostatës përpara moshës 80 vjeç. Por sot, falë arritjeve në mjekësi dhe sajë kryerjes së ekzaminimeve parandaluese që ofrohen është plotësisht e mundur që kjo sëmundje të kurohet nëse arrin të diagnostikohet në fazat e hershme të saj.
Simptomat
Në stadet fillestare simptomat e Kancerit të Prostatës janë:
- Urinim i shpeshtë, sidomos natën
- Probleme dhe vështirësi në urinim
- Dhimbje apo djegie gjatë urinimit
- Prezencë gjaku në urinë apo në spermë
- Ҫ’rregullime në ereksion
- Dhimbje në kofshë, ije dhe në fund të shpinës
Konsiderohen si faktorë rreziku për Kancerin e prostatës:
- Mosha – Me rritjen e moshës rritet edhe probabiliteti për t’u prekur nga kanceri i prostatës.
- Historia familjare – Meshkujt që kanë familjar të gradës së parë që kanë patur ose kanë kancer të prostatës, janë 50% më shumë të rrezikuar për t’u prekur në krahasim të tjerët.
- Faktorë të tjerë rreziku konsiderohen edhe; dietë e pasur me yndyrna, duhani, konsumi i alkoolit, etj.
Diagnostikimi në fazat fillestare çon në trajtimin e hershëm dhe të suksesshëm të pacientit, pra përpara se sëmundja malinje të prekë edhe organet e tjera. Më shumë se 90% e pacientëve të diagnostikuar me Kancer Prostate në faza të hershme të sëmundjes kanë mundur të trajtohen me sukses.
Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me eksperiencë mbi 30 vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive urologjike, Dr. Spyridon Gouvalis, ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës dhe jo vetëm. /abcnews.al