Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi u paraqit këtë të premte në SPAK.
Agaci qëndroi për disa orë në Prokurorinë e Posacme, ndërsa në dalje tha shkurtimit për mediat, se u paraqit sot në SPAK si person që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës.
“Isha sot si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë më një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë” tha Agaçi.