Koreja e Veriut godet gabimisht një qytet të saj

schedule12:53 - 5 Janar, 2018

schedule 12:53 - 5 Janar, 2018

Koreja e Veriut ka goditur gabimisht një qytet të saj gjatë një testi të dështuar me raketë balisitke. Lajmi është raportuar nga mediat japoneze që citojnë burime nga Administrata amerikane. Nuk dihet nëse ka pasur viktima apo të lënduar nga shpërthimi i ndodhur në prill të 2017.

Një test raketor i Koresë së Veriut ka shkuar shumë keq për regjimin e ashpër, sipas një raportimi. Një burim i qeverisë së Shteteve të Bashkuara thotë se në 2017, një lëshim rakete dështoi duke u rënë në një nga qytetet e vendit komunist. Sipas revistës japoneze “The Diplomat”, testi i një rakete me rreze të mesme ra dhe shpërtheu në qytetin Tokçon dhe shkaktoi dëme të shumta në disa ndërtesa. Raketa u nis me 28 prill të 2017 nga baza ajrore ushtarake në Pjonganin Jugor, por motori i saj dështoi vetëm një minutë pas lëshimit.

Burime qeveritar amerikan, nuk ka mundur të konfirmojë nëse ndonjë person është lënduar apo vrarë në shpërthim, por imazhet satelitore të zonës zbulojnë impaktin e shpërthimit dhe dëmet në një zonë të banuar. Incidenti në qytetin Tokçon, është i treti i raportuar brenda një muaji lidhur me lëshimin e raketave me rreze të mesme “Huasong-12”.

Koreja e Veriut dukshëm ka kaluar fazën e dështimeve, pasi regjimi i izoluar zgjodhi të filllojë lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale në nëntor. Kjo lloj rakete, që Peniani pretendon se mund të arrijë në SHBA, thuhet gjithashtu se dështoi dhe u shkatërrua gjatë një testi.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon-un, pretendon se posedon një “buton bërthamor” në tavolinën e tij. Nga ana tjetër presidenti amerikan, Donald Trump i është përgjigjur diktatorit duke thënë se “butoni i tij bërthamor është më i madh dhe shumë më i fuqishëm”./abcnews.al