Palmer flet në Davos për Shqipërinë: Duhet dialog për Reformën Zgjedhore

schedule13:22 - 8 Nëntor, 2019

schedule 13:22 - 8 Nëntor, 2019

I dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka folur për Shqipërinë në Samitin e Davosit.

Zyrtari amerikan ka kërkuar zgjedhje të lira dhe dialog për Reformën Zgjedhore.

Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të forta, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar të ketë lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike.

Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, ka thënë ai./abcnews.al