Manchester United ka fituar 3-2 në shtëpi ndaj Newcastle United, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 37-të në Premier League.
Pas 31 minutash lojë, ‘Djajtë e Kuq’ kaluan në epërsi me golin e Kobbie Mainoo, që u asistua prej Amad Diallo. Me kaq përfundoi pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dytë filluan me shumë spektakël.
Në minutën e 49-të, Anthony Gordon i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Murphyt. Mirëpo, Diallo e riktheu epërsinë e Manchester United, kur realizoi në minutën e 57-të.
Vendasit shënuan edhe golin e tretë, tani përmes Ramus Hojlund (84′), që u asistua nga Bruno Fernandes. Newcastle nuk u dorëzua deri në fund, duke shënuar për 3-2 me anë të Lewis Hall (90+2′), e që me kaq edhe përfundoi ndeshja.
Kjo fitore e United ka favorizuar Chelsea që u ngjit në vendin e gjashtë, duke lënë Newcastle në vendin e shtatë dhe ekipi i drejtuar nga Erik ten Hag vazhdon të jetë në të tetin.
Manchester United në xhiron e fundit do të përballet me Brightonin në xhiron e fundit për këtë sezon, ndërsa shanset për kualifikim në Ligën e Evropës do t’i kërkojë nga finalja e FA Cup, aty ku përballet me Manchester Cityn./ h.ll/abcnews.al