Tifozët e Napolit mbajnë qëndrim pas situatës jo të mirë në klub, ku lojtarët kanë kundërshtuar vendimin e presidenti Aurelio De Laurentiis për t’u grumbulluar. Menjëherë për lojtarët ka pasur gjoba, teksa u është mbajtur 5% e pagës mujore. Kjo nuk është pritur mirë nga futbollistët.
Nga ana tjetër tifozët kanë dalë kundër futbollistëve dhe kanë shpalosur një mesazh në katër pika kryesore të qytetit. Njëri prej tyre ditën e sotme ishte shpalosur pranë “Maschi Angioino”, monumentit simbolik të qytetit të Napoli.
“Keni zgjedhur një rrugë të keqe… Respektoni ata që e duan këtë fanellë dhe ata që ju paguajnë”, shkruajnë tifozët, që pranë stadiumit e kanë shpalosur edhe tre herë të tjera të njëjtin mesazh, me autor “Curva A”. /abcnews.al