Daja i bashkëshortes së 40-vjeçari në një intervistë në “ABC News” ka thënë se 40-vjeçari Aleks Marku e dhunonte mbesën e tij dhe se ka qenë një njeri i dhunshëm.
“Është ndaluar prej motrës time për të mos i mbytur fëmijët”, ka thënë ai.
Aleks Marku u arrestua nga policia pasi mbajti peng fëmijët e tij të mitur në një apartament që e kishte marrë me qera.
“Aleks Marku për fatin e zi, të atij dhe timin dhe motrës time, ka vajzën e motrës time. Vajzën e motrës tim e ka bërë një leckë. Që kur e ka marrë nuse, e ka trajtuar në mënyrën me ekstreme”, ka thënë ai, duke shtuar: “E kemi denoncuar. Kishte frikë se mos e vriste. Unë para dy tre vitesh kam bërë gjithashtu denoncim. Tek rruga e Shkodrës ka pasur një shtëpi me qera. Kam bërë denoncim. E kanë marrë e kanë futur në polici dhe ka dalë sërish. Nëse do të kishte shtet, ai atë që e ka bërë në Shkodër para disa ditëve, nuk di se çfarë të them”.
/abcnews.al/