Guardiola thur elozhe për portierin: Ortega na shpëtoi, përndryshe Arsenal do të fitonte titullin

schedule11:40 - 15 Maj, 2024

schedule 11:40 - 15 Maj, 2024

Manchester City është një fitore larg titullit kampion në Angli, që do të ishte i pesti në gjashtë vitet e fundit për skuadrën e Pep Guardiolës.

Trajneri spanjoll iu gëzua shumë suksesit 0-2 në Londër kundër Tottenhamit, me tri pikët që u siguruan nëpërmjet dygolëshit të Erling Haaland në pjesën e dytë.

Por sidomos falë pritjeve fantastike të portierit Stefan Ortega, ndaj të cilit Guardiola nuk i kurseu elozhet në deklaratën pas ndeshjes.

“Na shpëtoi Ortega, përndryshe titullin do e fitonte Arsenali. Stefan është portieri më i mirë në botë në duelet një kundër një“, u shpreh tekniku i Citizens.

Skuadër që mjafton të fitojë duelin e javës së fundit në shtëpi përballë West Ham për të nisur festën e madhe./ h.ll/abcnews.al