Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin që do të mbahet nga data 20 deri në 24 maj do të marrin pjesë sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia, Serbia e shumë vende të tjera, që do të kërkojnë të triumfojnë në pesë etapat që do të zhvillohen.
Etapa e parë do të nisë mëngjesin e së hënës që vjen në Tiranë e do të përfundojë në Korçë. Plot 161.1 kilometra do të përshkohen nga çiklistët, të cilët do të sfidojnë temperaturat dhe terrenin e juglindjes së Shqipërisë. Më pas në ditën e dytë, etapa e radhës do të jetë 161.6 kilometra, nga Korça drejt Elbasanit.
Etapa e tretë do të jetë më pas nga qyteti i Elbasanit drejt Vlorës, e cila do të jetë e gjatë 143.8 kilometra. Vështirësia do të rritet në ditën e katërt, ku për t’u ngjitur do të jetë Llogaraja, në një distanm144.9 kilometrash. Në fund do të jetë etapa e pestë, e cila do të nisë në Vlorë e do të përfundojë në Fier, në një distancë prej 122.7 kilometarsh.
Një aktivitet i përvitshëm i realizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, e cila prej vitesh i ka dhënë një prioritet të veçantë garava ndërkombëtare në vendin tonë, si një mundësi për të promovuar Shqipërinë, e cila është në prag të sezonit veror./ h.ll/abcnews.al