Bilanc tragjik/ Ukraina: Kemi vrarë mbi 1700 rusë në 24 orë

schedule11:53 - 14 Maj, 2024

schedule 11:53 - 14 Maj, 2024

Kremlini ndodhet në një pozitë të vështirë pasi ushtria ruse pësoi humbjet më të mëdha që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sipas britakes Express, duke cituar informacione nga qeveria ukrainase, deri më tani, për Rusinë, dita e djeshme ishte më e keqe pas Rusia humbi numrin më të madh të ushtarëve që nga fillimi i armiqësive.

Përveç numrit veçanërisht të madh të ushtarëve rusë që humbën jetën ditën e djeshme, u shkatërruan edhe dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara, ndërsa lufta vazhdon në Ukrainë.

Rusia humbi 1,740 ushtarë vetëm në 24 orë, numri më i madh i viktimave që nga fillimi i luftës në 2022, sipas qeverisë së Kievit. Brenda një dite, siç pretendojnë zyrtarët ukrainas, Rusia humbi gjithashtu 30 tanke dhe 42 automjete të blinduara .

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) njoftoi se ushtarët rusë që kanë humbur jetën në vendin e shkatërruar nga lufta ka të ngjarë të jenë 465,000.

Artikulli britanik thekson se të dyja palët, Rusia dhe Ukraina kanë pësuar humbje të mëdha gjatë armiqësive. Megjithatë, në orët e fundit, ushtarët rusë kanë luftuar pranë Kharkiv, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!