FIER- Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenaliaj, prej pasdites së të hënës vijon të jetë në arrati.
Sipas policisë, personi, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje të riu është Azgan Mërnica.
Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, raporton se autoritetet vendore po kryejnë kontrolle në disa zonat në Fier, me qëllim lokalizmin dhe kapjen e autorit.
“Kërkimet po vijojnë në një zonë të gjerë. Po përdoren të gjitha metodat për të zbuluar gjurmët e mundshme e autorit. Dy zonat kryesore, që janë pjesë e kërkimeve janë zona bregdetare e Derëzezës apo në Seman. Kërkimet janë përqendruar këtu”, raportoi ajo.
Gazetarja Davidhi referuar dhe grupit hetimor raporton se autori i dyshuar i krimit ka qenë në makinë bashkë me nënën e tij në momentin kur ka qëlluar për vdekje efektivin e policisë.
Pas krimit, grupi hetimor ka marrë në pyetje nënë e autorit, por nuk ka dhënë asnjë detaj rreth skenës.
“Ka heshtur para hetuesve dhe pjesës më të madhe të pyetjeve nuk i është përgjigjur”, shtoi gazetarja.
Policia e Shteti ka ofruar si shpërblim 30 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e autorit, i cili qëlloi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenaliaj./abcnews.al

