Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se 82 persona u vranë në 24 orë si rezultat i operacioneve izraelite, ndërsa 234 persona mbetën të plagosur.
Si rezultat numri i viktimave që nga 7 tetori ka shkuar në 35,173 të vrarë dhe 79,061 të plagosur.
Ndërsa Izraeli ka nisur ofensivën në Rafah, rreth 360,000 njerëz janë larguar nga qyteti më jugor i Gazës, gjatë javës së kaluar, sipas agjencisë kryesore të ndihmës së OKB-së në Gaza.
Njerëzit po largohen nga Rafah pas thirrjeve izraelite për evakuim përpara një ofensive të madhe tokësore të planifikuar. Të paktën 60,000 njerëz kanë ikur vetëm që nga e diela, sipas UNRËA.
/abcnews.al