Topçiu: Shteti jep vetëm 2.1% të ardhurave tatimore për sportin

schedule22:51 - 7 Nëntor, 2019

schedule 22:51 - 7 Nëntor, 2019

Aldi Topçiu, drejtor juridik në FSHF, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Mes të tjerave ai tha gjatë emisionit:  “Problemet e futbollit janë të ndryshme. Mendoj se ne duhet të ngrejmë një model të suksesshëm biznesi, jo me pretendime sot për nesër. Duhet plan afatgjatë, që te moshat. Sot, Qeveria i ka kushtet për të krijuar disa lehtësira për sportin.

Merrni rastin e turizmit, aty ku ka ulur në 6% taksat e bizeseve. Kemi kërkuar të njëjtën gjë për sportin, por Ministria e Financave nuk ka pranuar. Nëse do të bëhej diçka e tillë dhe në sport, do të ishim shumë më mirë, do kishim më ambiente sporitve, më shumë njerëz që do të merreshin me sport.

Ne na takon të ngrëmë një strukturë të atillë që klubi të jetë stabël me forcat e veta, pavarësisht se aksioneri apo një klub aksionerësh investojnë në klub apo jo. Duhet të krijojmë strukturë që ata investitorë që janë të suksesshëm dhe që e shohin si biznes, t’i afrojmë që të investojnë në futboll. Kështu krijohet një modul i suksesshëm.

TAKSA PROGRESIVE – “Kush janë këta futbollistë që merrkan mbi 5 mijë euro? Mund të jenë 2-3 futbollistë, por ne po flasim për futbollin. 2.1% e të ardhurave tatimore që arkivon shteti, shkon për sportin. 2.1% shkojnë për të gjithë sportin. Po ta llogarisni, sa i bie vetëm për futbollin? Ne e kemi shtruar në tavolinë këtë problem, shteti duhet të japë më shumë për sport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!