Rama, asnjë fjalë për Belerin/ Kollçaku: I përket drejtësisë. Të kemi përqasje kombëtare për çështje në interes të qytetarëve

schedule18:48 - 13 Maj, 2024

schedule 18:48 - 13 Maj, 2024

Deputeti Bardhyl Kollçaku, në intervistën për “Special Report”, u ndal edhe te fakti që kryeministri Edi Rama nuk komentoi për çështjen e Fredi Belerit në takimin që mbajti të dielën me emigrantët në Athinë. Në një koment për mediat greke, ai tha se Beleri është një çështje që s’i takon Shqipërisë.

I pyetur nga gazetari Arlind Isa, deputeti tha se “Beleri” i përket drejtësisë. Mes të tjerash, ai tha se duhet të fokusohemi tek një qasje kombëtare që lidhet me çështje në interes të shqiptarëve atje.

“Ne duhet të fokusohemi te një përqasje kombëtare kur vjen puna të qëndrimeve dhe temave që u diskutuan ishin tema që i përkasin të gjithë shqiptarëve. Nëse flasim për emigrantët, ato që u diskutuan ishte e drejta e pensioneve, për lejet e qëndrimit, për burimet energjetike, shumë çështje që i interesojnë shqiptarëve apo ligji i luftës. Pra ne duhet të ngrihemi dhe të diskutojmë ngjarje dhe fenomene dhe të mos ngelemi peng të individëve të politikave të vogla. Fredi Beleri ka një problem me drejtësinë. Ne të gjithë mbështesim institucionet e reja të drejtësisë. Kështu që pse t’i japim një rëndësi që nuk e meriton kur e kemi lënë në dorën e drejtësisë. Është një harxhim i kotë energjie. Edhe Greqia, dhe njerëzit e kuptojnë, pavarësisht se mbahet gjatë nga segmente të caktuara dhe për fat të keq janë shumë anakronike në Greqi. Kur vjen puna te nacionalizmi të bashkohemi të gjithë. Është diskutim shterpë. Jam i sigurt që do të kapërcehet sepse siç e tha Rama, ka aq shumë gjëra që na bashkojnë këto 30 vite, dhe qindra vjet që do të vazhdojnë saqë këto me emra konkretë nuk duhet t’i japim trumbetimin e pavevojshëm.“, tha deputeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!