Nxënësi hyn në klasë dhe qëllon, policia braziliane arreston 17 vjeçarin

schedule21:13 - 7 Nëntor, 2019

schedule 21:13 - 7 Nëntor, 2019

Dy studentë u plagosën në zonën rurale të Carai, në shtetin brazilian të Minas Gerais, pas një sulmi të armatosur brenda shkollës shtetërore Orlando Tavares, që ndodhej në rrethin Ponto do Marambaia.

Sipas njoftimeve të mediave vendase një student që nuk kishte shkuar në klasë, rrëzoi murin e ndërtesës dhe filloi të qëllonte.

Policia ushtarake ka njoftuar se atentatori është një 17 vjeçar, i cili është arrestuar së bashku me një adoleshent tjetër, roli i të cilit në këtë ngjarje nuk është ende i qartë.

Sipas asaj që raporton faqja në internet e gazetës Estadao duke iu referuar nënkolonelit të policisë ushtarake, Fabio Marinho, sulmuesi kishte përdorur edhe një hanxhar gjatë sulmit.

Dy studentët e plagosur u transportuan me ambulancë në urgjencë. /abcnews.al