Reforma në Drejtësi dhe dosjet e përbashkëta të bandave kriminale të trafikut të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë kanë çuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutilo. Takimi ishte rreth 30 minuta me Kryeprokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, në zyrën e kësaj të fundit.
Takimin e parë zyrtar për 2018, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku e nisi me ambasadorin Italian Alberto Cutillo.
Takimi zgjati për rreth 30 minuta në zyrën e shefit të akuzës dhe ishte pa praninë e medias. Në njoftimin zyrtar të prokurorisë theksohet se u diskutua për Reformën në Drejtësi dhe dosjet e përbashkëta të bandave kriminale, ku kryefjalë ka qenë trafiku i drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori Italian diskutoi me kryeprokuroren Marku edhe për shumë dosje të tjera të përbashkëta në të dy anët e kufirit, që përfshijnë grupet e trafikut të marijuanës dhe kokainës. Gjithashtu, një tjetër temë e nxehtë e diskutuar mes dy zyrtarëve të lartë ishte dhe Reforma në Drejtësi. Cutillo ka ofruar mbështetje për zbatimin e kësaj reforme mjaft të rëndësishme, që pritet të luftojë korrupsionin dhe krimin në vend.
Nga ana e saj, Kryeprokurorja Marku vuri theksin te Vettingu, si një ligj shumë i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Shefja e akuzës u shpreh se forcimi i integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve do të ndikojë edhe në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar
Më herët në zyrën e Kryeprokurores Arta Marku kanë qenë ambasadorët, Donald Lu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e gjermanisë dhe Susanne Schütz. Ndërkohë lëvizjet në radhët e prokurorëve vijojnë të jenë present në institucionin qëndror të akuzës. Kështu, Marku emëroi këshilltar në kabinetin e saj prokurorin e Tiranës Besnik Cani, vend i cili ishte vakant edhe në kohën kur drejtohej nga Adriatik Llalla./abcnews.al