Një turist skocez dyshohet se ka vdekur pasi është sulmuar nga peshkaqeni. 44-vjeçari është vrarë në ujërat e ishullit të Reunion, në Oqeanin Indian. Besohet se ai ishte me pushime së bashku me gruan e tij në Saint-Gilles.
Burri ishte shpallur i zhdukur në fundjavë, por një nga duart e tij, me unazën e martesë në gisht, u gjet në stomakun e një peshkaqeni tigër, që kishte ngordhur në breg të ishullit.
Një nga banorët ka shpjeguar për BBC se turisti skocez është zhytyr për të notuar vetëm në Lagunën Hermitage. Kur nuk është kthyer në hotel bashkëshortja ka dhënë alarmin dhe kanë nisur kërkimet me anije dhe një helikopter. Edhe polumbarët kanë kërkuar në zonë, por pa rezultat. Autoritetet kanë bërë testin e ADN-së për të verifikuar identitetin e viktimës. Në Reunion sulmet nga peshkaqenët nuk janë të rralla./abcnews.al