Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Santino Kuçi, nga Tirana, ka rrëfyer momente emocionuese nga takimi me aktorin e njohur amerikan, John Cena. Ai tregoi se është takuar me të gjatë stërvitjes në palestër.
“E takova në palestrën ku unë shkoj gjithmonë. Mendoj se do të xhironte ndonjë film. Në një moment e pyeta lidhur me deklaratat nëse e kishte gjyshen shqiptare. Në një moment ai mu përgjigj, ftohtë me vetëm një Jo. Por më pas më tha se kishte pasur gjyshin nga ana e babait, ishte gjysmë shqiptar dhe gjysmë amerikan. Pasi mbaroj stërvitjen i kërkoj një foto, por dukej shumë i largët dhe më pas bëjmë foton”, tregoi ai.
Gjithashtu ai tregoi se ka shkuar me prindërit në Francë, dhe se ka punuar dy vite si pjesë e ushtrisë në mbrojtje të Princit të Monacos.
“Jam bërë pjesë e Gardës së Princit, ku janë 124 veta gjithsej. Kalova të gjitha provat dhe testet”, tha ai.
Ndër aktualisht u shpreh se prej tre vitesh punon për një familje të pasur si një shofer personal.
/abcnews.al/



