‘Fëmijëve të shqiptarëve të Greqisë nuk ju dha e drejta e ceremonisë së flamurit’/ Rama kujton sakrificat e emigrantëve: Nuk u dorëzuat kurrë

schedule12:29 - 12 Maj, 2024

schedule 12:29 - 12 Maj, 2024

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të mbajtur me emigrantët e shqiptarë në Athinë ka kujtuar sakrificat dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve të shqiptarëve që janë vendosur në shtetin fqinj.

Megjithatë ai i falënderoi për mundin, sakrificën duke mos u dorëzuar kurrë për të merituar vendin që meritojnë në shtëpinë tyre të dytë, në Greqi.

“Fatet tona janë të pandashme, dhe se përgjigjet për të ardhmen nuk mund të gjenden tek e shkuara. Ju vëllezër dhe motra kapërcyet male, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët me arrogancën e fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë, përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit të ’20, kur ju shkulnin nga shtëpitë për t’ju deportuar në Shqipëri. Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijën të mbytet në lot se nuk ju dha e drejta e ceremonisë së flamurit , faji ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur në mbrojtjen e kryqit të bardhë’, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!