Operacion antikanabis në Shkodër, policia jep detaje: Sekuestrohen rreth 100 kg drogë, dy persona në kërkim

schedule09:25 - 12 Maj, 2024

schedule 09:25 - 12 Maj, 2024

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tunel në lagjen “Skënderbeg” ku dyshohet se përdorej nga një grup kriminal për të fshehur lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në këtë tunel, blutë e Shkodrës kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate.

Në vijim të operacionit në brendësi të një furgoni të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

“Në momentin e ndërhyrjes nuk janë konstatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjeç, lindur në fshatin “Ura e  Shtrenjtë” dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre”.

Mes të tjerash drejtori I Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, u shpreh se prej më shumë se një jave ka nisur operacioni “Territor i Pastër”, ku janë evidentuar 11 rasteve të kultivimit të kanabisit në Shkodër. Nga këto aksione janë asgjësuar 19300 fidanë kanabis dhe janë sekuestruar mbi 2 mijë fara kanabisi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!