Mësuesja 63-vjeçare Emma Ogle është arrestuar nga forcat e policisë me akuzën se ka kryer marrrëdhënie seksuale me një nxënës 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut në SHBA, ndërsa arrestimi është kryer ditën e Halloween. Policia ka konfirmuar se Ogle e ka nisur lidhjen e saj me nxënësin këtë pranverë.
Ndërkohë Emma Ogle ishte mësuese për këshillim në karrierë dhe edukimi teknik në një gjimnaz në SHBA. Mediat vendase raportojnë se ndaj mësueses u ngritën akuza për veprime të padenja dhe për krim kundër natyrës./abcnews.al


