Shqetësime të ndryshme për trajnerët në Angli

schedule10:04 - 5 Janar, 2018

schedule 10:04 - 5 Janar, 2018

Trajnerët e Premier Ligës kanë pasur shumë shqetësime dhe akuza javët e fundit. Pas Murinjos dhe Guardiolës, kanë folur edhe trajneri i Çelsit, Konte, dhe ai i Arsenalit, Venger

Harroni për një moment duelin Murinjo-Guardiola.

Edhe trajnerët e tjerë në Angli kanë hallet e veta, dhe ndër ta janë edhe ai I Çelsit, Antonio Konte, si dhe ai i Arsenalit, Arsen Venger.

Konte, kampion në fuqi i Anglisë, është akoma më larg Mançester Sitit kryesues të Premier Ligës, pas barazimit në derbin e Londrës ndaj Arsenalit.

Në mënyrë paksa të ngjashme me Murinjon, italiani e ka shqetësimin me klubin e tij.

“Mendoj se ishte një ndeshje shumë spektakolare për ata që e ndoqën, por më pak e bukur për ne, për mua. Gjithsesi, kështu e ka futbolli, por unë jam më shumë I shqetësuar për faktin se nuk mund të kem ambicie shumë të mëdha për shkak se jo gjithnjë nga klubi më janë dhënë lojtarët që unë kam kërkuar. Unë kam më pak ndikim në blerjet e lojtarëve sesa trajnerët e tjerë në Angli dhe kjo ndikon”.

Tjetër histori ajo e Arsen Vengerit.

Francezi që drejton Arsenalin prej 22 vitesh, dhe që ka thyer rekordin e ndeshjeve në Premier të mbajtur më parë nga Sër Aleks Ferguson, ka dy shqetësime.

Ashtu si Guardiola, ai nuk është I kënaqur me kalendarin, ndërsa ka disa fjalë edhe për arbitrat.

“Arbitri nuk vihet nën presion këtu në Angli edhe kur gabon. Ju të gjithë I ndiqni ndeshjet dhe e shikoni se çfarë ndodh. Ne e dinim se ndaj Çelsit do të ishte e vështirë, sidomos në 20 minutat e fundit, për shkak të dizavantazhit në kalendar, por po ashtu na u vështirësuan punët nga penalltia qesharake që u dha kundër nesh”.

Pavarësisht ankesave të trajnerëve, në Premier Ligë duket se nuk luftohet më për titull, por për vendin e dytë, pasi Mançester Siti është shumë I shkëputur, dhe ekipet e Mançesterit, Liverpuli apo ato londineze thjesht duhet të kënaqen me kualifikimin për në Champions./abcnews.al