E shkuara kriminale e Roan Brahimit/ Dyshohet për vrasjen e Gentjan Bejtes në Krujë

schedule09:34 - 11 Maj, 2024

schedule 09:34 - 11 Maj, 2024

Atentati ndaj Roan Brahimi mbrëmjen e të enjtes në Athinë dyshohet se është kryer për hakmarrje për shkak të së shkuarës kriminale, që ai kishte në shqipëri. 32 vjecari I njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjës, në Larushk të Krujës pak javë më parë. Policia ka dyshime pasi nga hetimet nga rezultuar se një nga personat e arrestuar si transportues I vrasësve të Bejtës, Ilir Beqaraj ka lidhje familjare me Roan Brahimin.

Mësohet se Ilir Beqaraj është kunati I Roan Brahimit. Gjithashtu dyshohet se 32 vjecari në bashkëpunim me grupin e Niklës ka bashkëpunuar për të kryer atentatin ndaj Bejtjas. Po ashtu ky grup kriminal dyshohet të jetë I përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë. Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupet rivale. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes ka dyshime se si qitës të kenë paguar persona nga Vlora.

Ndërkohë në dhjetor të viti 2021, Roan Brahimi u shpall në kërkim bashkë me Ramazan Rrajën, nipin dhe Alesio Dobruzin, pasi u akuzuan se të armatosur me kallashnikov, terrorizuan disa persona brenda një bilardoje në Zejmen të Lezhës.

Emri i 32-vjeçarit, u skedua nga policia edhe për vrasjen me 17 korrik të vitit 2022, të kushëririt të Ervis Martinajt, Brilantit, dhe dy miqve të tij  mbi urën e Fushë Krujës. Policia nuk arriti ta merrte kurrë në pyetje lidhur me këtë krim. Roan brahimi ishte zhvendosur në Dubai pasi për këto ngjarje kriminale ishte i skeduar dhe në kërkim nga policia shqiptare. Ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte hyrë në shtetin grek, për të festuar Pashkët me partneren e tij dhe djalin 6 vjeçar.

Vrasja e 32 vjecarit ndodhi mbrëmjen e së enjtes në një nga rrugët e Athinës teksa ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij. Mediat greke kanë ndërtuar në 3D skenën e atentatit, ku shihen dy persona, njëri zbret nga motori dhe qëllon me breshëri ndaj Brahimit duke e lënë të vdekur. Atentatorët u larguan menjëherë nga vendngjarja me motorin e tyre./abcnews.al