Parashikimi i motit: Vranësira dhe rrebeshe shiu në jug gjatë paradites, në mbrëmje përmirësohet situata meterologjike

schedule07:22 - 11 Maj, 2024

schedule 07:22 - 11 Maj, 2024

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugore – Juglindore duke gjeneruar momente me rrebeshe shiu. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke ri-kthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor dhe Verilindor; duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore. Për pasojë; pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës; ndërsa pas – mesdite parashikohet të ketë vranesira disi më të dendura ku më të theksuara do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë; duke rrezikuar rrebeshe shiu. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë; në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriperëndimore dhe skajin Jugperëndimor; megjithatë nuk do të këtë reshje; Parashikohet që; Kjo situatë e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim total i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit të MV.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi. Përsa i përket; Erës do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Europa

Britania e madhe; Europa Jugperëndimore si edhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit do të paraqiten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Po ashtu; Gadishulli Skandinav do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ndërsa nën dominimin e vranësirave konvektive dhe rrebeshe shiu do të kenë; Brigjet e Egjeut; Zona e Alpeve si edhe vendet e Europës Lindore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!