“Ekstremistët e së djathtës dhe ekstremistët e së majtës nuk janë partnerët tanë dhe ne e kemi shumë të qartë se nuk duam të kemi asnjë lidhje me përfaqësuesit e Putinit”, theksoi presidentja e Komisionit dhe kandidatja e Partisë Popullore Evropiane, Ursula von der Leyen.
Ajo shtoi se “tre kushte janë të rëndësishme. Të gjithë eurodeputetët me të cilët duam të punojmë duhet të jenë pro-ukrainas, pro sundimit të ligjit dhe pro-Evropës . Kjo duhet të jetë e qartë”.
Lidhur me mundësinë e ndërhyrjes ruse në zgjedhj , Ursula von der Leyen u përgjigj se sjellja e Moskës është një kërcënim real. “Ne shohim shumë përfshirje ruse në mediat sociale, të cilat e përdorin atë për dezinformim. Ne kemi krijuar instrumente për t’u marrë me këtë dezinformim, për shembull Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) me të cilin ne mund të pyesim platformat dhe të konfirmojmë se ato fshijnë informacione të rreme. Ne po i hedhim poshtë gënjeshtrat e rusëve në këto zgjedhje dhe në çështjet e këtyre zgjedhjeve evropiane në shumë nivele të ndryshme”, shtoi von der Leyen. /abcnews.al