Shkollim dhe profesion/ Vajzat që punojnë në zanatin e dëshiruar dhe nuk largohen nga Shqipëria

schedule15:53 - 10 Maj, 2024

schedule 15:53 - 10 Maj, 2024

23 vjeçarja Juliana Çelaj është studente në universitetin Politeknik të Tiranës, në degën e arkitekturës. Tre muaj me pare nisi pune në profesion, ende pa marrë diplomën.

“Para 3 muajsh pash një njoftim në një kompani që kërkonin arkitekte. Edhe pse isha student mendova të aplikoja. Pas aplikimit më thirrën në intervistë, dhe më pas më morën në punë, për mua ishte e papritur.”

Studion në një degë mjaft të vështirë e cila kërkon shumë përkushtim, por Juliana ka arritur të balancojë oraret e shkollës me ato të punës, duke mos munguar tek asnjëra.

“Kur kam mësim paradite, kërkoj tek puna që të bëj turnin e pasdites. Për fat të mirë kam një punë shumë fleksibël dhe stafi apo drejtuesit janë treguar shumë suportiv me mua duke më mbështetur.

Si shumë të rinj, edhe 23 vjeçarja e kishte menduar që pas përfundimit të shkollës të ikte jashtë, por puna qe ka nisur I ka ndryshuar shumë plane. Tani e mendon jeten e saj ne shqiperi

“Sigurisht që kam menduar të iki jashtë, por aktualisht ndihem shumë mirë me punën që bëj, dhe pse jo ta shoh të ardhmen këtu. Jam me fat që kam arritur të punësohem në profesionin tim.”

Rezarta Gjika eshte nje tjeter zonje e perkushtuar te puna dhe shkollimi. Pasi kishte kryer dy fakultete jashte vendit, prej dy vjetesh ka nisur studimet per inxhineri mekanike. Kete formim e sheh si te nevojshem per te ndjekur biznesin familjar te celur prej kohesh

 “Unë kam bërë dy universitete jashtë, për menaxhim biznesi si edhe për gjuhë të huaja. U ktheva në Shqipëri pasi kuptova që doja të merresha me autoshkollën që babai hapi 32 vite më parë. Por për të qenë drejtuese teknike, më duhet të këm patjetër diplomën. Unë paguaj një drejtues teknik sa për postin ndërsa të gjithë detyrat i realizoj vetë. “

Si grua dhe nënë, për Rezartën nuk ishte e thjeshtë që të nisë çdo gjë nga e para.

“”Sigurisht që është e vështirë pasi unë jam edhe nënë e një vajze. Por e kuptova vonë se çfarë kasha dëshirë të punoja dhe më duhet të sakrifikoj për të qenë aty ku duhet. Për fat të mirë disa prej krediteve nga shkollat jashtë mu njohën edhe këtu, dhe kalova direkt në vitin e dytë./abcnews.al