Reshjet në Kukës, vazhdimisht ka shkarje gurësh dhe interte në rrugët e Qarkut

schedule17:32 - 7 Nëntor, 2019

schedule 17:32 - 7 Nëntor, 2019

Në verilindje vazhdojnë reshjet e shiut që prej mëngjesit. Intensiteti i tyre ka sjellë probleme në disa akse rrugore. Shkarje gurësh e inerte të shumta ka patur vazhdimisht në rrugën Kukës- Shishtavec, kryesisht në segmentin më problematik nga Ura e Zapodit deri në Topojan.

Gjithashtu shkarje gurësh e inerte ka patur edhe në rrugët Bajram Curri -Valbonë, Bajram Curri- Lekbibaj. Qarkullimi i mjeteve është bërë me vështirësi, duke përdorur një korsi në segmente të caktuara. Mjetet e kompanive sipërmarrëse dhe të bashkive kanë punuar për largimin e inerteve, duke rivendosur qarkullimin për mjetet dhe udhëtarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!