U arrestua për vrasjen e ish-agjentit të Policisë, dënohet me 12 vjet burg Florind Shabani

schedule15:46 - 10 Maj, 2024

schedule 15:46 - 10 Maj, 2024

ELABSAN-Gjykata e Elbasanit ka dënuar Florind Ismail Shabani me dymbëdhjetë vite burgim për vrasjen e ish-policit Roland Rexhepi në Elbasan.

Florind Shabani i njohur si “Paçuku”, njeriu i tretë i arrestuar dhe dërguar në gjyq për vrasjen e ish-agjentit të narkotikëve në policinë e Elbasanit, Roland Rexhepit alias “Doda”, ka mbajtur një qëndrim mohues për ngjarjen, duke ngritur një alibi para grupit të hetimit.

Në vitin  2009, Policia e Elbasanit identifikoi dy prej autorëve pjesëmarrës në këtë krim.

Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, u arrestuan më herët në 2009 dhe dënuan në vitin 2012 nga gjykata e Elbasanit, përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim dhe aktualisht vijojnë të qëndrojnë në burg.

Ndërsa Florind Shabani alias “Paçuku”, për herë të parë është lokalizuar dhe arrestuar në 2021 në burgun “Augsburg-Gabligen” në Gjermani, ku vuante një dënim për akuzën e “Kryerjes së Marrëdhënies seksuale me dhunë”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!