Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet përmes vaksinimit

schedule16:52 - 7 Nëntor, 2019

schedule 16:52 - 7 Nëntor, 2019

Vaksinim kundër virusit HPV për të parandaluar kancerin në qafën e mitrës

Kanceri i qafës së mitrës është një problem për shëndetin publik dhe mund të zgjidhet me ndërhyrje të shëndetit publik. Gratë, kudo që janë, kanë të drejtë të përfitojnë nga të gjitha zhvillimet e fundit të shkencës dhe teknologjisë mjekësore për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Lajmi i mirë është se kanceri i qafës së mitrës mund të eliminohet!

Shkaku kryesor i kancereve të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik nga viruset onkogjenike të papillomës humane, të cilat zakonisht transmetohen përmes kontaktit seksual. Strategjitë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës bazohen në (1) vaksinim, (2) depistim dhe (3) trajtim të lezioneve prekanceroze.

Kjo u theksua nga Dr. Raúl González-Montero, Përfaqësues i OBSH-së në Shqipëri, në Konsultimin Kombëtar për Planifikimin Familjar dhe Parandalimin e Kancerit të Qafës së Mitrës, të organizuar nga MSHSP dhe UNFPA, në 6 nëntor 2019.

Strategjia globale drejt eleminimit të kancerit të qafës së mitrës si një problem i shëndetit publik kërkon një qasje gjithëpërfshirëse të bazuar në popullatë për t’i vendosur të gjitha vendet në rrugën drejt eleminimit të kancerit të qafës së mitrës brenda shekullit. Mbulon periudhën 2020-2030. Strategjia propozon një qasje që do t’i lejojë vendet të arrijnë në vitin 2030 objektivat globale për ndërhyrjet kryesore që, nga ana tjetër, do të çojnë në eliminimin e kancerit të qafës së mitrës, si një problem i shëndetit publik. Objektivat e propozuar për vitin 2030 janë:

? 90% e vajzave të vaksinuara plotësisht me vaksinën e virusit papilloma human (“HPV”) deri në moshën 15 vjeç;
? 70% e grave të depistohen me një test të precizionit të lartë në moshën 35 dhe 45 vjeç; dhe,
? 90% e grave të identifikuara me sëmundje të qafës së mitrës marrin trajtim dhe kujdesin e duhur.

*****
Cervical cancer is a problem for public health and can be solved with public health interventions. Women, everywhere, have the right to benefit from all the available developments of health science and technology for a longer and healthier life.

The good news is that cervical cancer can be eliminated!

The main cause of cervical cancers is persistent or chronic infection from oncogenic human papilloma viruses, which is typically spread by sexual contact. Strategies of prevention for cervical cancer are based on (1) vaccination, (2) screening and (3) treatment of pre-cancers lesions.

This was highlighted by Dr. Raúl González-Montero, WHO Representative in Albania in the National Consultation on Family Planning and Cervical Cancer Prevention, organized by MoHSP and UNFPA in November 6th, 2019.

The Global Strategy towards the elimination of cervical cancer as a public health problem calls for a comprehensive, population-based approach to put all countries on the path to the elimination of cervical cancer within the century. It covers the period 2020-2030. The strategy proposes an approach that will enable countries to reach 2030 global targets for key interventions that, in turn, will lead to elimination of cervical cancer as a public health problem. The proposed targets for 2030 are:

? 90% of girls fully vaccinated with the human papilloma virus (“HPV”) vaccine by 15 years of age;
? 70% of women are screened with a high-precision test at 35 and 45 years of age; and,
? 90% of women identified with cervical disease receive treatment and care./abcnews.al