Qyteti i Beratit mbushet me plehra

schedule17:08 - 4 Janar, 2018

schedule 17:08 - 4 Janar, 2018

Në Berat pamjet pas festës së vitit të Ri janë tronditëse. Qyteti është mbushur me plehra në çdo cep të tij. Firmat përgjegjëse për pastrimin e rrugëve kanë katër ditë që nuk kanë shkarkuar koshat. Mbeturinat kanë përfunduar në bulevard e në çdo rrugicë të Beratit, por për këtë askush nuk interesohet. Koshat janë të tejmbushur me mbeturina të cilat orë pas ore po kthehen në pirgje të medha. ABC News u interesua për situatën, por nga autoritetet vendore askush nuk ka kthyer përgjigje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!