Tirana me autobusë elektrikë/ Marrëveshja në parlament, projekti nis në 3 linja urbane. Mbështetet edhe nga qeveria gjermane

schedule14:36 - 9 Maj, 2024

schedule 14:36 - 9 Maj, 2024

Mbi 110 milion euro është vlera e projektit “Transport i Gjelbër në Tiranë” që synon të përmirësojë transportin publik në kryeqytet.

Qeveria gjermane është bashkëfinancuese me një fond prej 50 milion eurosh për këtë projekt i cili  parashikon zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë duke përdorur autobusë  elektrikë në tre linja transporti unaza, tirana e re dhe  kombinat-kinostudio.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi duke folur në Kuvend tha se kjo kredi është e rëndëishme për të modernizuar transportin në kryeqytet

Por deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi që të bëhet kujdes në menazhimin e fondeve që meren nga donatorët.

Përfundimi i këtij projekti parashikohet të ulë ndjeshëm ndotjen në mjedis si dhe reduktimin e  emetimeve të CO2.

Bashkëfinancues të këtij projekti  me vlere totale 110 milion euro përtej KFW-së do të jenë edhe Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor me një grant prej 31.2 milionë Eurosh  si dhe Bashkia e Tiranës  që do të investojë  29.17 milionë Euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!