Putin: Asgjë e pazakontë në stërvitjet me armët taktike bërthamore

schedule13:44 - 9 Maj, 2024

schedule 13:44 - 9 Maj, 2024

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjet e planifikuara të vendit të tij me armët taktike bërthamore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se do të praktikojë dislokimin e këtyre armëve në jug të Rusisë, bashkë me Bjellorusisë, pas “deklaratave kërcënuese” nga Perëndimi.

“Nuk ka asgjë të pazakontë këtu, kjo është punë e planifikuar, është stërvitje”, tha Putin, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Vitin e kaluar, ai ka thënë se Moska ka transferuar disa armë taktike bërthamore në Bjellorusi. Ka qenë kjo lëvizja e parë e tyre jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991.

Duke folur të enjten përkrah presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, Putin tha se i ka sugjeruar Bjellorusisë që të angazhohet në një nga pjesët e stërvitjeve të planifikuara.

“Siç më ka thënë edhe ministri rus i Mbrojtjes, tashmë kemi filluar t’i zbatojmë këto udhëzime”, tha Lukashenko. Se kur saktësisht do të mbahen stërvitjet, nuk është e qartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!