Sërish grevë në Argjentinë, mijëra protestojnë kundër politikës së presidentit Milei

schedule11:33 - 9 Maj, 2024

schedule 11:33 - 9 Maj, 2024

Pas pesë muajsh në qeveri, janë mbajtur dy greva të përgjithshme, e dyta sot, ndërsa demonstrata gjithnjë e më të mëdha po zhvillohen pothuajse çdo ditë kundër presidentit ultra-liberal Javier Mile.

Në Argjentinë, trenat, autobusët dhe metroja nuk do të funksionojnë për 24 orë , ndërsa rreth 400 fluturime do të anulohen, duke prekur 70,000 pasagjerë, sipas Shoqatës së Transportit Ajror të Amerikës Latine.

Pjesëmarrja pritet të jetë më e madhe se ajo e grevës së 24 janarit (e cila zgjati vetëm 12 orë), të cilën qeveria e Argjentinës e quajti “grevë më e shpejtë në histori”.

​Këtë herë presidenca denoncoi një grevë “rreptësisht politike” dhe akuzoi sindikatat se thyen rekorde për shpejtësinë dhe numrin e grevave kundër një qeverie që sapo ka marrë detyrën”

Sindikatat kundërshtojnë atë që votuan qytetarët pesë muaj më parë, vlerësoi ai. Për më tepër, pasojat politike për Milei-n mund të jenë më të vogla se ato të marshimeve të mëdha në mbrojtje të universitetit publik më 24 prill, me një milion protestues që dolën në rrugë në të gjithë vendin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!