Raportuesja e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, Francesca Albanese, theksoi se lufta e Izraelit në Gaza duhet të përfundojë tani.
Ajo theksoi se lufta nuk filloi më 7 tetor dhe shtoi se më shumë se 5,000 palestinezë janë vrarë në Gaza në pesë luftëra të veçanta me Izraelin që nga viti 2008.
“Kjo pa llogaritur shkatërrimin masiv, gjymtimin, arrestimet dhe ndalimet arbitrare, prishjet e shtëpive, zhvendosjet e detyruara dhe mizoritë e tjera të panumërta që palestinezëve u është dashur të durojnë në më shumë se gjysmë shekulli të diktaturës së dhunshme ushtarake në territoret e pushtuara palestineze”, shkroi ajo në një postim në X.
Francesca Albanese ka thënë se ka “arsye të mira” për të besuar se Izraeli ka kryer disa akte gjenocidi në Gaza, duke theksuar se ajo është kërcënuar dhe madje këmbënguli se nuk dëshiron të japë dorëheqjen.
“Unë kam qenë gjithmonë e sulmuar, që nga fillimi i mandatit tim në vitin 2022, tha raportuesja special e OKB-së.
“Nuk po them që është e këndshme dhe ndodh që të marr kërcënime, por deri më tani nuk është dashur asnjë masë paraprake shtesë”, shtoi ajo.
Izraeli i ka ndaluar hyrjen në territorin e tij sepse i konsideron deklaratat e saj si mohim të natyrës “anti-semitike” të sulmit të Hamasit të 7 tetorit.
/abcnews.al