Ligatinat më të mëdha tropikale shkatërrohen nga zjarret në Brazil

schedule15:32 - 7 Nëntor, 2019

schedule 15:32 - 7 Nëntor, 2019

Në vetëm 10 ditët e fundit zjarret kane shkatërruar ligatinat në Pantanal te Brazilit një zonë me madhësinë e Londrës, duke edhe djegur  edhe  kafshë të gjalla .

Zjarri  në ligatinat më të mëdha tropikale në botë është katastrofa e fundit  me të cilën përballet Brazili mbas zjarrit qe shkatërroj Amazonën.

Pantanal, i cili ndodhet në një pjesë të Brazilit, Bolivisë dhe Paraguajit, është një destinacion popullor ekoturizmi që konsiderohet një nga  më të mirët për të parë jetën e egër në Amerikën e Jugut.

Gjatë sezonit të lagësht, lumenjtë përmbytin brigjet e tyre dhe e bëjnë pjesën më të madhe të rajonit të arritshëm vetëm me anije dhe aeroplan. Në sezonin e thatë, personat qe preferojne  kafshët e egra dynden të shohin leopardë duke u përkulur në brigjet e lumenjve.

Zjarret në Pantanal janë jonormale sepse shirat e dendur zakonisht fillojnë në tetor.

Instituti Hyacinth Macaw lëshoi ​​një raport të mërkurën duke thënë se shkatërrimi i Pantanal në shtator dhe tetor goditi qendrën më të madhe të zonës për riprodhimin e papagajve gjithashtu erdhi në mes të sezonit të çiftëzimeve.

Zjarret janë përkeqësuar dhe shiu ende nuk ka rënë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!