Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nga Gjermania: Shqipëria, vendi më pro europian në Europë

schedule20:10 - 8 Maj, 2024

schedule 20:10 - 8 Maj, 2024

Kreu i qeverisë Edi Rama në Aachen të Gjermanisë mori pjesë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”në Charlemagne Prize on Europe.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se Shqipëria është vendi më pro evropian në Europë dhe se anëtarësimi drejt BE-së është ëndërr.

Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri të jemi ai vend që sot mbështetur në barometrin e BE-të jemi vendi më pro evropian. Për ne të jesh pjesë e BE është aq e thjeshtë dhe aq thelbësore sa ishte për etërit themelues të BE. BE perceptohet si bankomat për ne, por nuk është kështu, nuk ka të bëjë me paratë, por me një parametër e mbështetur në vlera. Dua të them që në kuadrin e integrimit dhe zgjerimi ka një akt interesant që lidhet me sloganin e famshëm të zgjerimit të vitit 20004, ku për shumë vende hyrja në BE ishte kthim në shtëpi. Për ne është ndryshe, ne s’kemi qenë kurrë pjesë e tij, por e kemi ëndërruar.

Nuk e di çfarë do të ndodhë me BE në vitet në vijim, por di të them që edhe nëse BE zhduket, Shqipëria sërish do të jetë një vend pro evropian.

Angela Merkel bëri diçka të rëndësishme për historinë e BP dhe për ritmin e integrimit tonë në BE, duke nisur atë që sot njihet si Procesi i Berlinit. Për herë të parë në historinë tonë 6 udhëheqës të vendeve më me telashe të BE, që janë parë si të tmerrshmit, u takuan në Berlin në 2014, 10 vjet më parë. U bëmë bashkë jo për të vrarë njëri-tjetrin, jo për ti bërtitur njëri tjetrit dhe jo për të diskutuar se kush ka ardhur i pari, kush ka ardhur më pas dhe kush ka të drejtën për t’u imponuar, por u takuam të diskutonim se çfarë mund të bënim bashkë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Kjo nën që unë akoma e dua Merkel dhe kjo nënkupton që prej asaj kohe ne nisëm një proces që na solli gjithnjë e më pranë dhe sot kemi një komunikim të vazhdueshëm dhe sistematik. Tashmë kemi edhe planin e ri të rritjes për BP, një produkt novator, që këto vende kanë nevojë të ndihmohen për të qenë më shpjet në BE“, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!