Policia kufitare polake ka arrestuar një dezertor nga ushtria ruse, i cili kaloi ilegalisht në Poloni nga Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Moskës.
“Ne arrestuam një dezertor nga Rusia, ai kishte dokumentet e tij ushtarake me vete,” tha për AFP zëdhënësja e rojes kufitare Katarzin Zdanoviç.
“Ky është një burrë 41-vjeçar që kaloi ilegalisht kufirin nga Bjellorusia në Poloni, në verilindje të Polonisë”, shtoi pa dhënë detaje.
Sipas mediave polake, burri ishte i paarmatosur dhe i veshur me rroba civile. Zëdhënësja nuk mund të komentonte nëse ky ishte rasti i parë i këtij lloji që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022.
Bjellorusia dhe Rusia janë anëtarë të një aleance ushtarake që bashkon disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik.
Moska dhe Minsku janë partnerë shumë të ngushtë të mbrojtjes dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko autorizoi forcat ruse për të sulmuar Ukrainën nga toka e vendit të tij në shkurt 2022, ndërsa dhjetëra mijëra trupa ruse janë të vendosura atje.
Rojet kufitare polake raportuan kohët e fundit se rreth 100 përpjekje të paligjshme nga njerëz për të kaluar kufirin e Bjellorusisë në Poloni ndodhin çdo ditë, kryesisht shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë.
/abcnews.al