Vajza iu përfshi në aksident dhe i largoi makinën nga vendi i ngjarjes/ Arrestohet punonjësi i policisë

schedule10:51 - 8 Maj, 2024

schedule 10:51 - 8 Maj, 2024

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një punonjës të policisë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme/Trup Shërbimi në Postën e Policisë Këlcyrë, Komisariati i Policisë Përmet.

Inspektori dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Ai ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!