Sulmuesi kuqezi në “qiellin e shtatë”, Hoxha: Jam në kulmin e karrierës sime 

schedule17:16 - 7 Maj, 2024

schedule 17:16 - 7 Maj, 2024

Kësaj skuadre ia paska marrë dorën. Rijeka, kandidatja për titull në Kroaci e ka të fiksuar mirë në kujtesë emrin e Arbër Hoxhës, pasi golit të radhës. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë i dha skuadrës së tij, Dinamo Zabreg një fitore të madhe në stadiumin në Rujevicë, me një gol në minutën e parafundit, që ka peshën e titullit.

Futbollisti nga Kosova, jo shumë i vlerësuar dhe aktivizuar fare pak, mund të thuhet se i dha “gjigantit” titullin e 7-të radhazi në Kroaci me suksesin 2-1, teksa Hoxha kishte shënuar ndaj Rijeka edhe më parë këtë edicion, kur mbante fanelën e Slaven Belupo. Goditja e tij ndodhi sërish jashtë fushe dhe ishte një arsye më shumë që klubi i Zagrebit pagoi 1 milionë euro për kartonin e tij. Ishte vetë 25-vjeçari që tregoi emocionet pas triumfit.

“Natyrisht që jam shumë I kënaqur për golin, por edhe për fitoren e skuadrës. Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, por pas pushimit bëmë ndryshime në formacion. E vërtetë që goli që pësuam me penallti na tronditi, por më pas treguam karakterin dhe kthyem rezultatin në 2-1.

Padyshim që ky është momenti më i mirë i karrierës sime. Kjo sepse ndihmova ekipin në një fitore për titullin. Kjo është shumë e rëndësishme për mua, për klubin dhe natyrisht për të ardhmen”,- u shpreh Hoxha.

Arbër Hoxha lufton të sigurojë Kampionatin Evropian me Kombëtaren shqiptare, diçka që bëhet më e lehtë kur luan për një skuadër si Dinamo Zagreb, skuadër, e cila ka fituar plot 11 tituj në Kroaci në 12 vitet e fundit.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!