E ardhmja e Bremerit nuk është ende e shkruar. Nëse është e vërtetë se ka një klauzolë nga 60 deri në 70 milionë euro që do të hyjë në fuqi nga vera e vitit 2025, nuk mund të përjashtohet që futbollisti brazilian të largohet me të njëjtën shumë nga Torino.
Këtë e raporton “Corriere dello Sport”, e cila shpjegon se si skuadra e Juventus do të ishte e gatshmë të dëgjonte çdo propozim të këtij lloji.
Kështu, Bremer nuk është më i paprekshëm për drejtuesit e klubit bardhezi./h.ll/abcnews.al