Hamas pranon kërkesën për armëpushim/ Propozimi për armëpushim në Gaza, nga Egjipti e Katari

schedule19:37 - 6 Maj, 2024

schedule 19:37 - 6 Maj, 2024

Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore me Izraelin.

Përmes një deklarate, Hamasi tha se udhëheqësi i saj Ismail Haniyeh ia ka bërë të ditur këtë qëndrim kryeministrit të Katarit dhe shefit të zbulimit të Egjiptit.

Këto dy shtete po ndërmjetësojnë prej disa muajsh bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Një zyrtar izraelit deklaroi që kjo është një lojë e Hamasit për ta bërë Izraelin të duket fajtor që nuk po pranon armëpushimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!