“Kushtetuta nuk do preket”/ Çupi: Mbështesim SPAK, dakord me propozimet e ndërkombëtarëve

schedule15:27 - 6 Maj, 2024

schedule 15:27 - 6 Maj, 2024

“Çështja e ndarjes se qartë të kompetencave midis SPAK dhe BKH”.

E gjithë vëmendja është nga SPAK, për shkak të detyrës së saj, për të hetuar zyrtarët më të lartë të shtetit. Kjo edhe në dritën e ndryshimeve që po përgatit Kuvendi, në paketën e ligjeve të drejtësisë, që kanë lindur si kërkesë të vetë insitucioneve, dhe si nevojë për mirëfunksionim të tyre.

Por dyshimi dhe skepticizmi lind gjithmonë kur politika do të duhet të ndërhyjë, edhe nën monitorim të dy ambasadave që e mbështetën dhe ishin pjesë e ligjbërjes në 2016.

“Opozita eshte ne mbështje të plotë të insitucionit të SPAK”.

Deputetja demokrate, Dhurata Cupi që është pjesë e grupit politikë të ngritur pranë Komisionit të Ligjeve, thotë se opozita nuk do të pranojë asnjë përtej asaj që do të rekomandojnë dy misionet, Eurapius dhe OPDAT.

“Delegacioni  i BE ka çuar opinionin, SHBA-ja ende”.

Ende nuk dihet cili do të jetë propozimi i Misionit të SHBA-së, OPDAT, por BE-ja ka dalë kundër një kërkese të ripërsëritur të SPAK, për zgjatjen apo përsëritjen e mandatit të kreut aktual dhe prokurorëve të posaçëm.

“Nuk ka çështje qe prekin kushtetutën deri më sot”.

Mandati i prokurorëve është parashikuar në Kushtetutë. As Dumani nuk ka të drejtë të rizgjidhet, pra në dhjetor i mbaron mandati dhe as prokurorët nuk mund të jenë të Psaçëm, pas 9 vitesh në SPAK.

“Nuk do te kemi asnjë dakordësi tjeter pervec asaj qe refektojnë dy misionet e dy aleateve tane ndërkombetar, qe kane qene pjese e te gjithe paketës ne drejtësi qe prej 2016. deputetet e opozites dhe opozita do te jete ne dispozicion dhe ne propozim te asaj çfarë propozojnë misionet ndërkombëtare”.

Çështje të tjera në tryezën e Kuvendit por edhe të vetë ambasadave, janë ato për këshilltarët ligjorë të SPAK, por edhe insitucione të tjera.

 “Çeshtjet e pershtatjes se mandatit te Inspektoriatit te Larte te Drejtësisë me Gjyakaten e Lartë, ceshtje te funksionimit te Shkolles se Magjistraturës”.

Nënkomisioni në Kuvend për ndryshimin e ligjeve të drejtësisë, është ngritur që prej shtatorit të 2022, por vetëm në javë është riaktivizuar për shkak të Opinionit të dhënë nga ambasada e BE-së në Tiranë. Janë 5 ligjvënës të ngarkuar politikisht me ketë proces, tre të mazhorancës, Klotilda Bushka, Toni Gogu e Klevis Xhoxhi dhe dy deputetë të Opozitës Dhurata Cupi dhe Gazment Bardhi./abcnews.al