Fëmijët diabetikë me nisjen e muajit janar për herë të parë do t’i marrin falas fishat për matjen e nivelit të sheqerit në gjak. Deklarata vjen nga Ministria e Shëndetësisë e cila thotë se qeveria ka vënë në dispozicion 43.8 milionë lekë për këtë qëllim. Ky fond do të shkojë për rimbursimin e 2 milionë e 190 mijë fishave për matjen e diabetit në vit dhe përfitues janë rreth 1500 fëmijë të moshës nga 0 në 18 vjeç. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë deklaron se veç fishave për fëmijët diabetikë do të garantohen falas aparatet dhe gjilpërat. Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë erdhi pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha shkroi në rrjetin social Facebook se fëmijët diabetikë do të vijojnë të blejnë 100 mijë lekë çdo muaj fishat, pasi qeveria nuk ka miratuar ende listën e barnave me rimbursim për vitit 2017./abcnews.al
MSH: 43.8 milionë leke per rimbursimin e fashiave per matjen e sheqerit ne gjak
schedule16:25 - 4 Janar, 2018
schedule 16:25 - 4 Janar, 2018