E tradhtuan shenjat e gishtave, si shkoi policia tek banda që grabiti miliona lekë në Krujë

schedule16:31 - 7 Nëntor, 2019

schedule 16:31 - 7 Nëntor, 2019

Arrestohen autorët e dyshuar të grabitjes së parave në postën e Krujës. Policia vuri në pranga 6 persona ku në krye të grupit është Andi Paturri, i akuzuar për shumë vjedhje me armë ne greqi dhe Shqiperi. Grupi hetimorë gjeti, para, armë zjarri me silenciator, dhe një automjet të vjedhur në Laç.

Pak ditë nga grabitja e 13 milion lekëve në postën e Krujës, në pranga të policisë përfunduan 6 persona dhe dy të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Kreu i grupit kriminal sipas uniformave blu, është Andi Paturri me mbiemër të ndryshuar në Rexhepi banues në Burizan Krujë, i skeduar për disa vjedhje me armë në Greqi dhe Shqipëri.

Andi Paturri bashkë me Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica dhe Bujar Tafa kishin planifikuar vjedhjen e postëts së Krujës rreth një muaj më parë.

Dyshimet janë se grabitësit u informuan për mbërritjen e parave nga Besnik Parruca, roje në postën e Krujës, i cili u prangosur mënjëherë pas ngjarjes për “shpërdorim detyre”. 

Autorët dyshohet se para se të kryenin grabitjen fikën dritat në institucionin e Postës, për të nxjerrë jashtë loje sistemin e kamerave të sigurisë. Grabitësit u larguan më një automjet frigoriferik që rezultoi i vjedhur në Laç nga Bujar Tafa.

Ndërkohë, në një banesë në Krujë policia gjeti një pjesë të parave dhe monedha të cilët dyshohet se u grabitën në kasafortën e postës. Gjithashtu përveç lekëve u sekuestrua një pistoletë bashkë me silenciator.

Arma e zjarrit u dërgua në laborator për eskpertizë për të provuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale që ka mbetur pa autor. Arrestimet u bënë nga Forcat e Operacionale Speciale dhe FNSH për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore që kanë personat e ndaluar.

I pari që  ra në pranga ishte Andi Paturri. Atij iu gjetën gjurmë gishërinjsh te kasaforta e postës. Paturri ishte arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Greqi ne 2016 ku akuzohej për grabitje banesash me armë të VIP-ave në Athinë dhe të automjeteve të shrenjta.

Më pas Andi Paturri aktivitetin kriminal e ka ushtruar në Shqipëri. Ai u kthye në tmerrin e banorëve të Gjirit të Lalzit, me vjedhje të shumta vilash e sendesh me vlerë.

Dyshimet e grupit hetimor janë se Andi Paturri (Rexhepi) bashkë më grupin e tij, të kenë qënë autorë edhe në grabitjen e disa bankomateve në fillim të janarit të këtij viti në Tiranë, Vorë dhe Kamëz./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!