Një sulm rus me dron shkaktoi ndërprerje të përkohshme të energjisë në pjesë të rajonit Sumy të Ukrainës verilindore, thanë zyrtarët sot, pak pasi Kievi tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 12 nga 13 dronët kamikaze rusë të lëshuar këtë javë.
“Energjia është rikthyer në komunitetet e prekura dhe pjesë të qytetit Sumi,” tha komanda ushtarake.
Dje, të dielën e Pashkëve ortodokse në Ukrainë dhe Rusi, sulmet ruse shkaktuan 3 viktima, një grua 88-vjeçare në një fshat në rajonin e Kharkiv (në verilindje) dhe dy banorë të Pokrovsk, rajoni Donetsk.
Dhjetra të tjerë u plagosën.
Gjithashtu Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e saj pushtuan një fshat në veriperëndim të Avdiivka, dikur një bastion i ushtrisë ukrainase. Pas marrjes në kontroll të Avdiivkës pas muajsh luftimesh, ushtria ruse ka pushtuar disa komunitete të vogla, ndërsa ajo përparon ngadalë por me siguri.
Fshati Ocheretine, i cili sipas blogerëve të Moskës dhe ukrainas u pushtua dje, kishte 3000 banorë para luftës.
/abcnews.al